Debat Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile

Më 4 shtator 2024, në ambientet e Qendrës për resurse qytetare, në Shkup, u mbajt debat me temë Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile. Në këtë aktivitet, diskutimi u fokusua në mjedisin e mundësuar për zhvillimin e shoqërisë civile - gjendja aktuale dhe hapat e ardhshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë z. Igor Janushev në fjalën e tij, theksoi se organizatat e shoqërisë civile janë zemra e çdo shteti demokratik. Ata janë zëri i popullit, kanali përmes të cilit qytetarët shprehin nevojat, idetë dhe vizionet e tyre. Që ky zë të jetë mjaftueshëm i fortë dhe me ndikim, nevojitet mbështetje, mirëkuptim dhe bashkëpunim i koordinuar me institucionet shtetërore. Qeveria është e vetëdijshme për këtë nevojë dhe rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të partneritetit me sektorin civil.

Prioritet i Qeverisë, në periudhën 2024-2028, është mbështetja e një sektori civil gjithëpërfshirës, ​​të pavarur dhe profesional, i cili është partner i institucioneve në krijimin dhe realizimin e synimeve strategjike të shtetit:

  • Respektimi i parimit të sigurisë dhe përgjegjësisë
  • Hapja dhe transparenca
  • Një shoqëri dinamike dhe gjithëpërfshirëse

Përmes këtyre angazhimeve të Qeverisë, në bashkëpunim dhe partneritet me organizatat e shoqërisë civile, do ta ndërtojmë shtetin si një demokraci të begatë, të drejtë dhe dinamike.

 

Albanian