Dialog mes Qeverisë dhe Sektorit Civil me temën “Arsimi dhe pjesëmarrja e të rinjve”
Primary tabs
Më datë 25.10.2024 u mbajt takimi i dytë “Dialog mes Qeverisë dhe sektorit civil” me temë “Arsimi dhe pjesëmarrja e të rinjve”, organizuar në bashkëpunim me Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI). Në takim, kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski theksoi se arsimi është shtyllë e shoqërisë dhe për këtë arsye është vendosur lart në prioritetet e qeverisë. Pa arsim cilësor nuk ka mjekë, mësues, ekonomistë cilësorë. Ai i bëri thirrje shoqërisë civile që në mënyrë aktive të marrë pjesë në krijimin dhe zbatimin e politikave arsimore dhe bashkërisht të krijojnë kushte më të mira për arsimimin e të rinjve, e me këtë edhe një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Fjalime mbajtën edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski. Gjatë debatit përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile prezantuan propozimet e tyre për masat, projektet dhe zgjidhjet sistematike që, siç thanë ata, do t'i mbajnë të rinjtë në vendin e tyre dhe do të ndërtojnë dhe realizojnë potencialin e tyre këtu.