Thirrje për projekte përmes Programit Transnacional Intereg Euro-MED

Sekretariati për Çështje Evropiane shpall hapjen e thirrjes së parë për projekt propozime në kuadër të programit transnacional Intereg Euro-MED. Kjo thirrje për projekt propozime synon prioritetin 3 të Programit, “Qeverisja në Mesdhe”, objektivi specifik “Aktivitete të tjera për të mbështetur qeverisjen e përmirësuar nëpërmjet bashkëpunimit”.

Thirrja do të jetë e hapur nga data 24 shkurt deri më 24 maj 2022 dhe do të mbështesë 2 lloje projektesh: projekte tematike për komunitet dhe projekte për dialog institucional.

Më shumë informacion rreth thirrjes dhe mënyrës së aplikimit gjenden në faqen zyrtare të programit transnacional Intereg Euro-MED, ku është publikuar thirrja, në linkun e mëposhtëm:

https://interreg-euro-med.eu/en/call-1-governance-projects/ 

 

Personat për kontakt:

Zuica Zmejkovska
Zuica.zmejkovska@sep.gov.mk 

Sofçe Zafirovska
Sofce.Zafirovska@sep.gov.mk 

Albanian