Thirrje ndaj sektorit civil për kontribut në përgatitjen e Propozimit për Ndryshimet dhe Plotësimet në Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet

Ministria e Drejtësisë njofton organizatat e shoqërisë civile se ka filluar zbatimin e procesit për përgatitjen e Propozimit për ndryshim dhe plotësim në Ligjin për shoqata dhe fondacione.

Për të mundësuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë dhe thelbësore të organizatave të shoqërisë civile në të gjitha fazat e proceseve për përgatitjen e amendamenteve të propozuara, dhe në përputhje me parimet e transparencës, Ministria e Drejtësisë fton organizatat e shoqërisë civile të paraqesin propozimet e tyre për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për shoqata dhe fondacione .

Propozimet duhet të përmbajnë të dhënat e mëposhtme: emrin dhe mbiemrin e autorit të dokumentit ose propozimit, domethënë emrin dhe adresën e organizatës ose institucionit, informacionin e kontaktit dhe një përshkrim të propozimit me një shpjegim të arsyeve për të cilat ndryshon dhe /ose shtohet.

Propozimet mund t'i dorëzoni në Ministrinë e Drejtësisë në adresën bpps@mjustice.gov.mk.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 26 Prill 2022.

Krahas kësaj thirrjeje, shpallet edhe dokumenti i diskutimit Drejt reformës së Ligjit për shoqata dhe fondacione - Vështrim i shkurtër i sfidave kyçe dhe rekomandimeve i përgatitur në kuadër të projektit Mbështetje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Albanian