Seanca informuese për projektin "Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor"

 

Në organizim të UNESCO-s, në Kinematekën e Maqedonisë së Veriut më 17 shkurt (e premte) në ora 12:00 do të organizohen seanca informuese për projektin “Kultura dhe kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”.

Detajet e aplikimit do ti prezantojnë përfaqësuesit e këtij projekti, i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe implementohet nga UNESCO, Këshilli Britanik dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor.

Bëhet fjalë për dy thirrje të hapura: njëra është për paraqitjen e propozimeve nga organizata dhe institucione, dhe e dyta është për shprehjen e interesimit të individëve të interesuar për të kontribuar në forcimin e sektorit kulturor dhe kreativ dhe harmonizimin e Ballkanit Perëndimor.

Kriteret dhe metodat e aplikimit mund të gjenden në linqet e mëposhtme:

– për personat fizikë: https://bit.ly/3WIGEji, me afat të dorëzimit më së voni deri më 15 mars 2023;

– për organizatat dhe institucionet: https://bit.ly/3jl7S1F, me afat të dorëzimit më së voni deri më 31 mars 2023.

Në ngjarje mund të marrin pjesë institucione nga fusha e kulturës dhe arsimit, organizata kulturore dhe kreative, organizata nga sektori civil, persona fizikë, punëtorë mediatikë dhe të tjerë.

Të gjithë të interesuarit mund të ndjekin seancat informuese në Kinematekë me prezencë fizike, por edhe online përmes platformës ZUM duke u regjistruar në linkun e mëposhtëm: https://us06web.zoom.us/…/reg…/WN_1lnFqC-GRdG220LzshTzgw.

Më shumë informacion në lidhje me programin dhe seancat informuese mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: „Culture and Creativity for the Western Balkans“ (CC4WBs) in Skopje | Facebook.

Albanian