NJOFTIM PËR DITËN INFORMATIVE TË PROGRAMIT INTEREG IPA ADRION

Duke filluar nga periudha programore për 2021-2027, Republika e Maqedonisë së Veriut pati mundësinë të anëtarësohet në programin INTEREG IPA ADRION.

Qëllimi kryesor i IPA ADRION është t'u përgjigjet sfidave të përbashkëta në rajonin Adriatiko-Jonian, si mbrojtja e diversitetit biologjik, përballja me ndryshimet klimatike dhe transporti i qëndrueshëm. Për të arritur të njëjtën gjë, Programi parashikon prezantimin dhe aplikimin e modeleve dhe mjeteve inovative, të cilat veprojnë si instrument kyç për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, me të cilat rajoni gradualisht do të arrijë një nivel më të lartë të rezistencës ndaj goditjeve të ardhshme ekonomike.

Thirrja e parë për propozime për projekte në kuadër të programit IPA ADRION u hap më 4 prill dhe do të mbyllet më 30 qershor 2023. në orën 13:00.


 

Buxheti i përgjithshëm i paraparë për këtë thirrje arrin në rreth 65 milionë euro fonde të BE-së. Buxheti maksimal për projekt është 1.5 milionë euro nga fondet e BE-së, ndërsa kohëzgjatja e projekteve është e kufizuar në 36 muaj.

Thirrja do të mbulojë të tre prioritetet e Programit, përkatësisht:

Prioriteti 1 – Mbështetje për një rajon më të zgjuar Adriatiko-Jonian

Prioriteti 2 – Mbështetje për një rajon më të gjelbër Adriatiko-Jonian më elastik ndaj ndryshimeve klimatike

Prioriteti 3 – Një Evropë e lidhur me lëvizshmëri më të mirë

Më shumë informacion rreth thirrjes mund të gjeni në lidhjen e mëposhtme: https://www.adrioninterreg.eu/index.php/call-for-proposals/ipa-adrion-fi...

Me rastin e shpalljes së thirrjes së parë, Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Sekretariatin e Përbashkët të programit IPA ADRION organizojnë një ditë informuese më 18 maj 2023. duke filluar nga ora 09:00.

Pjesëmarrjen tuaj në ditën informative mund ta lajmëroni  jo më vonë se data 12 maj 2023. deri në fund të orarit të punës në adresën: Semir.Veli@sep.gov.mk.

Formati i pjesëmarrjes është 1 përfaqësues nga çdo përdorues potencial.

Ju informojmë se hapësira ku do të mbahet eventi informativ ka një kapacitet të kufizuar deri në 50 persona. Për të mundësuar pjesëmarrjen e një numri më të madh personash, po punohet që eventi të mbahet në format hibrid, për të cilin do të njoftoheni më tej.

Rendi i ditës për takimin, duke përfshirë vendndodhjen e mbajtjes së tij, do të ndahet menjëherë me pjesëmarrësit e regjistruar.

Albanian