Raport për organizatat e regjistruara me kandidatë dhe thirrje publike për votim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit për fushën e mbrojtjes së mjedisit
Primary tabs
Bazuar në nenin 7 të Vendimit për Themelimin e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë - Njësia për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare publikon Raportin për organizatat e regjistruara me kandidat dhe pas Thirrjes publike për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile nga radhët e shoqatave dhe fondacioneve për fushën e mbrojtjes së mjedisit, e publikuar më 3.11.2021 dhe thirrje publike për organizatat që të votojnë vetëm për një nga kandidatët. Çdo organizatë aktive e regjistruar në Regjistrin Qendror me fushë veprimtarie Mbrojtjen e Mjedisit, mund të votojë vetëm për një kandidat, përveç kandidatit nga organizata e tij, duke plotësuar formularin e votimit dhe duke e dorëzuar atë me postë ose postë elektronike nvosorabotka@gs.gov.mk, deri më 12.09.2021. Bashkangjitur me formularin e votimit duhet të dërgohet një kopje e statusit aktual të lëshuar nga Regjistri Qendror (si vërtetim se fusha e veprimtarisë së organizatës është Mbrojtja e Mjedisit). Organizatat që kanë realizuar të drejtën e tyre për votë nga data 14 deri më 29.4.2021, 7 deri më 21.6.2021 ose nga data 28.07 deri më 11.08.2021 dhe vota e tyre është marrë në konsideratë dhe është e vlefshme, nuk kanë të drejtë të votojnë sërish.
Извештај со јавен повик за гласање мк