Mirësevini në ueb faqen e Njësisë për Bashkëpunim me OJQ-të

 

Të nderuar vizitorë,

Mirësevini në internet faqen e Njësisë për Bashkëpunim me OJQ-të pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë. Njësia është themeluar si rezultat i përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të institucionalizuar bashkëpunimin, promovuar, mbështetur dhe forcuar marrëdhëniet e partneritetit me sektorin civil.

Njësia është përgjegjëse për monitorimin dhe koordinimin e zbatimit të Strategjisë së Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillimin e sektorit civil, kujdeset për forcimin e bashkëpunimit të Qeverisë me sektorin civil, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile në procesin e hartimit të politikave dhe krijimin e kushteve për qëndrueshmëri financiare të sektorit civil, ofron mbështetje eksperte dhe administrative për punën e Këshillit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Sektorit Civil, Komisionit për ndarjen e fondeve të destinuara për financimin e veprimtarive programore të shoqatave dhe fondacioneve dhe Komisionit për organizatat me status interesi publik.

Në bashkëpunimin me sektorin civil, Njësia respekton parimet e besimit të ndërsjellë, partneritetit, pavarësisë, pluralizmit, pjesëmarrjes, transparencës, përgjegjshmërisë, mundësive të barabarta dhe mosdiskriminimit.

Albanian

Thirrje për shoqërinë civile të vendeve kandidate për në BE

Komiteti Evropian Ekonomik dhe Social (KESE) publikon një thirrje për shprehje interesi, duke ftuar përfaqësues të organizatave të punëdhënësve, sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile nga vendet kandidate për në BE për të marrë pjesë në projektin pilot të KESE.

Kjo nismë ofron një mundësi specifike për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vendeve kandidate në BE dhe është projektuar si një projekt pilot njëvjeçar për vitin 2024 dhe do të vlerësohet në dhjetor 2024.

Nëse organizata juaj është e interesuar të jetë pjesë e nismës ESM, aplikoni jo më vonë se 25 janar 2024. Sekretariati i KESE do të kontaktojë organizatat e përzgjedhura për hapat e ardhshëm në proces.

Më shumë informacion në linkun e mëposhtëm: https://www.eesc.europa.eu/en/initiatives/call-eu-candidate-countries-civil-society  

Albanian

Komisioni Kombëtar për UNESCO-n e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton për thirrjen e publikuar nga UNESCO drejtuar shteteve anëtare për dorëzimin e projekt propozimeve në kuadër të Programit për pjesëmarrje të UNESCO-s për periudhën 2024-2025.

Bazuar në Rezolutën 42 C/47 të miratuar në Konferencën e Përgjithshme të 42-të të UNESCO-s në 2023, Shtetet anëtare ftohen, nëpërmjet komisioneve të tyre kombëtare për UNESCO-n, të paraqesin në UNESCO maksimum 7 projekt propozime, prej tyre 5 nga fushat kryesore të programit të UNESCO-s: fusha e arsimit, e shkencave natyrore, shkencave sociale, kulturës, komunikimit dhe informacionit, dhe 1 projekt rajonal jo më vonë se 29 shkurt 2024.

Albanian

Ditë informuese për programin e bashkëpunimit territorial Intereg Europe 2021-2027

Sekretariati për Çështje Evropiane shpall ditë informimi për programin e bashkëpunimit territorial Intereg Europe, të cilin e organizon në bashkëpunim me Sekretariatin e Përbashkët të Programit.

Dita e informimit do të mbahet online më 6 dhjetor 2023 nga ora 10:00 deri në orën 11:30.

Intereg Europe është një program për bashkëpunim ndër-rajonal i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Buxheti total i programit prej 379 milionë euro synon të mbështesë një gamë të gjerë përfituesish të mundshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, nëpërmjet financimit të projekteve me interes ndërrajonal dhe shkëmbimit të përvojave përmes Platformës së Mësimit të Politikave.

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS