U mbajtën tryeza konsultative për çështje të veçanta lidhur me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet

Më 12 dhe 13 dhjetor 2022, në Shkup u mbajtën katër tryeza konsultative me këto tema: Njohja juridike e formave të tjera të shoqërimit, Organizatat dhe aktivitetet e interesit publik, Mbrojtja e karakterit jofitimprurës dhe mjedisi mundësues për organizatat e shoqërisë civile. Tryezat u organizuan nga projekti “Përkrahje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut” i mbështetur financiarisht nga BE-ja, në kuadër të mbështetjes së Grupit Punues në Ministrinë e Drejtësisë që punon në amendamente dhe plotësime. Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet. Qëllimi i tryezave konsultative ishte identifikimi dhe diskutimi i mangësive në ligjet ekzistuese në katër temat si dhe pasojat e ruajtjes së status quo-së ekzistuese ligjore dhe identifikimi dhe diskutimi i zgjidhjeve të mundshme në nivel ligjor dhe politik me qëllim të adresohen problemet kryesore.

Albanian

Thirrje publike për pjesëmarrje në tryeza konsultative për çështje të veçanta që kanë të bëjnë me Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet

Projekti Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Projekti) i mbështetur financiarisht nga BE-ja mbështet punën e grupit punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që është duke punuar në zhvillimin e amendamenteve dhe plotësimeve tëLigjit për Shoqatat dhe Fondacionet.

Si pjesë e mbështetjes, Projekti organizon katër (4) tryeza të rrumbullakëta konsultative mbi temat e mëposhtme:

- Njohja ligjore e formave të tjera të shoqërimit;

- Organizatat dhe aktivitetet me interes publik;

- Mbrojtja e karakterit jofitimprurës; dhe

- Një mjedis i favorshëm për organizatat e shoqërisë civile.

Albanian

Debat publik për draft versionin e Strategjisë për Reformën në Administratën Publike 2023-2030

 

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe RESPA po organizojnë debat publik për Draft versionin e Strategjisë për Reformën në Administratën Publike 2023-2030.

Seanca dëgjimore do të mbahet më datë 1 dhjetor (e enjte), me fillim nga ora 10:00, në hotelin Holiday Inn.

MIOA fton të gjithë anëtarët e grupeve të punës të përfshirë në përgatitjen e Strategjisë dhe Planit të Veprimit, si dhe të gjithë qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në diskutimin publik dhe në këtë mënyrë të japin kontributin e tyre.

Link nga dokumenti: https://mioa.gov.mk/?q=mk/node/2103

Albanian

Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive shpalli Thirrje Publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve

 

Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, më 19 tetor 2022, shpalli Thirrje Publike për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve me dokumentacionin e nevojshëm është më së voni data 17.11.2022. Informata më të hollësishme mund të gjeni në linkun e mëposhtëm: https://mpsoz.gov.mk/mk/.

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS