Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon Thirrje Publike për masën Subvencionimi i punësimit të personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

Jeni një organizatë qytetare që keni nevojë për mbështetje financiare për të punësuarit e rinj? Dëshironi të ndihmoni njerëzit nga kategoritë e cenueshme për t'u bashkuar me tregun e punës? Nëse përgjigja është PO, atëherë masa aktive 2.1 Subvencionimi i punësimit - IPA është një masë e përshtatshme për ju.

  Shpalljen publike për masën 2.1 Subvencionimi i punësimit - IPA e publikon Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit IPA “Aktivizimi i grupeve vulnerabël në tregun e punës” i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe në bazë të Planit operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023.

  Konkursi është i dedikuar për punëdhënësit, gjegjësisht organizatat e shoqërisë civile, të cilët dëshirojnë të punësojnë persona nga kategoritë e cenueshme të qytetarëve, të cilët janë të regjistruar si persona të papunë aplikues aktivë në AVRSM.

Masa parashikon përfshirjen e personave të papunë nga regjistri i AVRSM-së, të cilët janë vështirë të kyçur në tregun e punës: përfituesit e asistencës minimale të garantuar (AMG), gratë, të rinjtë deri në 29 vjeç, romë, personat me aftësi të kufizuara dhe personat gjatë kohë të papunë.

  Për punësimin e një personi nga kategoritë e përmendura të qytetarëve, punëdhënësi do të përkrahet financiarisht nga AVRSM dhe projekti IPA në vlerë prej 19.000,00 denarë në muaj, për një periudhë prej 6 muajsh për person të punësuar. Punëdhënësi, gjegjësisht organizata civile, është i detyruar ta mbajë personin në punë për një periudhë totale prej 9 muajsh.

  Organizatat civile kanë lehtësime në përdorimin e kësaj mase.

Përveç kritereve të përgjithshme të përzgjedhjes që duhet ti plotësojnë, OQ-të kanë këto lehtësime:

· Organizatat qytetare që nuk kanë të punësuar në momentin e aplikimit kanë të drejtë të marrin pjesë dhe numri maksimal i punësimit të mbështetur në atë rast është një person,

· Personat të cilëve punësimi (për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar) ka përfunduar një vit para punësimit në masë aktive, ata mund të mbështeten me ripunësim në masë aktive tek një punëdhënës që është një organizatë civile.

  Shpallja për aplikime është e hapur deri më 25.08.2023 për përmbushjen e personave të paraparë, gjegjësisht deri në shfrytëzimin e IPA mjeteve të ndara për këtë masë. Informacionet shtesë gjenden në shpalljen për masën 2.1. Subvencionimi i punësimit - IPA, në faqen e AVRSM https://av.gov.mk/oglasi-za-aktivni-merki.nspx 

Për të gjitha pyetjet shtesë, kontaktoni klubet e punës të 30 Qendrave të Punësimit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Informacione shtesë mund të merren nga zyra e IPA-së në adresën ipa@avrm.gov.mk.   

Thirrje publike për punëdhënësit për pjesëmarrje në masën Subvencionim i punësimit

Thirrje publike për personat e papunë për masën Subvencionimi i punësimit 

Albanian