Konsultime për ndryshimin e Vendimit për themelimin e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile

Sipas konkluzioneve të debatit “Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile”, të mbajtur më 4 shtator 2024 në Qendrën për resurse qytetare në Shkup, ftojmë organizatat e shoqërisë civile të paraqesin propozime për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë” nr. 98/16 dhe 164/17 dhe “Gazeta Zyrtare e RSM” nr. 97/19 dhe 116/21), në nvosorabotka@gs.gov.mk deri më 20.9.2024.

Одлука за формирање на Совет за соработка меѓу Владата и граѓанското општество (пречистен текст)

Albanian

Debat Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile

Më 4 shtator 2024, në ambientet e Qendrës për resurse qytetare, në Shkup, u mbajt debat me temë Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile. Në këtë aktivitet, diskutimi u fokusua në mjedisin e mundësuar për zhvillimin e shoqërisë civile - gjendja aktuale dhe hapat e ardhshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë z. Igor Janushev në fjalën e tij, theksoi se organizatat e shoqërisë civile janë zemra e çdo shteti demokratik. Ata janë zëri i popullit, kanali përmes të cilit qytetarët shprehin nevojat, idetë dhe vizionet e tyre. Që ky zë të jetë mjaftueshëm i fortë dhe me ndikim, nevojitet mbështetje, mirëkuptim dhe bashkëpunim i koordinuar me institucionet shtetërore. Qeveria është e vetëdijshme për këtë nevojë dhe rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të partneritetit me sektorin civil.

Prioritet i Qeverisë, në periudhën 2024-2028, është mbështetja e një sektori civil gjithëpërfshirës, ​​të pavarur dhe profesional, i cili është partner i institucioneve në krijimin dhe realizimin e synimeve strategjike të shtetit:

  • Respektimi i parimit të sigurisë dhe përgjegjësisë
  • Hapja dhe transparenca
  • Një shoqëri dinamike dhe gjithëpërfshirëse

Përmes këtyre angazhimeve të Qeverisë, në bashkëpunim dhe partneritet me organizatat e shoqërisë civile, do ta ndërtojmë shtetin si një demokraci të begatë, të drejtë dhe dinamike.

Albanian

Thirrje deri te sektori civil për kontribut në përgatitjen e Programit vjetor të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025

Sipas nenit 14 të Kodit të Praktikave të Mira për pjesëmarrje të sektorit civil në procesin e krijimit të politikave (“Gazeta Zyrtare e RM-së nr.99/11), Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u bënë thirrje organizatave qytetare të kontribuojnë në mënyrë aktive në përgatitijen e Programit vjetor të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.

Propozimet për politikat duhet t’i referohen dispozitave konkrete ligjore dhe të jenë në funksion të realizimit të prioriteteve strategjike dhe qëllimeve prioritare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.

Propozimet e juaja duhet të shënohen në Formularin që është i dhënë në bashkëngjitje dhe që duhet ta dorëzoni në mënyrë elektronike në adresën nvosorabotka@gs.gov.mk deri më 20.9.2024, me shënim  Iniciativa për PVQRMV 2025.

 

Formulari i Iniciativës për  PVQRMV 2025.

Albanian

NJOFTIM PËR THIRRJEN TEMATIKE TË 5-të PËR FINANCIMIN E PROJEKTET NË KUADËR TË PROGRAMIT INTEREG EURO – MED


Sekretariati për Çështje Evropiane njofton për thirrjen e 5-të tematike për financimin e projekteve në kuadër të Programit Intereg Euro-MED.

Thirrja e 5-të tematike do të jetë e hapur në periudhën 18 qershor deri me 2 shtator të këtij viti. I njëjti ka qëllim të mbështesë projektet në të gjitha misionet operative të Programit dhe duhet të kontribuojë në arritjen e prioriteteve dhe qëllimeve specifike:

Albanian

Pages

Subscribe to Одделението за соработка со невладините организации RSS